Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Nuk ka mbështetje nga Shqipëria për Katalonjën, Rama e quan çështje të brendshme të Spanjës
Fakti se Spanja refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës nuk ka ndikuar që Tirana dhe Prishtina zyrtare të mbajnë qëndrime favorizuese ndaj Katalonjës, por përkundrazi, e konsiderojnë referendumin çështje të brendshme të shtetit iberik.
Gjatë një interviste për ‘La Repubblica’, Rama tha se nuk flet për punët e një vendi tjetër dhe se preferon proceset politike që bashkojnë, duke lënë të kuptohet se është kundër shkëputjes së Katalonjës.
“Nuk më pëlqen kur dikush nga jashtë flet për punët e një vendi tjetër. Por sigurisht preferoj proceset politike që bashkojnë, që afrojnë”, ka thënë Rama.
Spanja është vendi i katërt më i fuqishëm i Bashkimit Europian dhe Shqipëria me Kosovën nuk dëshirojnë t’i shtojnë vetes një tjetër kritik brenda unionit në një kohë kur po kërkojnë me ngulm hapjen e negociatave dhe liberalizimin e vizave.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar më parë se Kosova dhe Katalonja janë dy çështje të ndryshme dhe pavarësia e Prishtinës u vulos me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.