Flash News

KRYESORE

Nuk ka më dyshime, zbulohet skuadra e re e Cavanit

Nuk ka më dyshime, zbulohet skuadra e re e Cavanit

Edinson Cavani do të transferohet tek Atletico Madrid dhe nuk e luan topi. Sulmuesi uruguaian ka edhe 5 muaj kontratë me PSG-në, kështu që klubi parisien nuk mund ta lejojë të largohet me parametra zero. Trajneri Diego Simeone ka këmbëngulur gjithë kësaj kohe për ta afruar tek ekipi i tij pa pritur verën.

33-vjeçari raportohet se është përshëndetur për herë të fundit me shokët e skuadrës në Paris dhe po pret një "po" të fundit për të udhëtuar drejt Madridit. Bardhekuqtë do të paguajnë 15 mln euro për blerjen e tij.

"Marca" shkruan se vëllai dhe njëkohësisht menaxheri i Cavanit ka udhëtuar drejt Madridit dhe ka arritur një marrëveshje për dy vite e gjysmë.

Të fundit