Flash News

KRYESORE

Nuk ka më lajme, Facebook do të sjell një opsion të ri

Nuk ka më lajme, Facebook do të sjell një opsion të ri

Facebook ka vendosur të mbyll sektorin e tij të lajmeve “trending news”, javën e ardhshme dhe po teston një opsion të ri me të cilin mund ta zëvendësoj.

Kompania thotë se ky sektor nuk ishte aq i famshëm dhe merrte vetëm 1.5% të klikimeve në faqet e web-it të mediave. Problematik është fakti që ky sektor kishte tendencën të përhapte lajme të rreme, sidomos gjatë zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016.

Kreu i lajmeve të Facebook, Alex Hardiman, shkroi në njoftim se kompania po teston një opsion të ri për lajmet në kohë reale që do të vendosë fuqinë e përzgjedhjeve të lajmeve në duart e organizatave të lajmeve. Më parë, këto vendime mereshin nga moderatorët e Facebook-ut. Facebook gjithashtu tha se po teston një sektor të ri “Today In,” i cili do të publikojë të gjitha lajmet lokale, shkruan Bussines Mag Albania.

Të fundit