Nuk ka më para në buxhet, qeveria pezullon tenderat me vlerë mbi 12 mln euro

Qeveria shqiptare ka urdhëruar një pjesë të institucioneve publike që të pezullojnë tenderat e mëdhenj dhe të shlyejnë detyrimet e prapambetura për shkak se nuk ka më të ardhura në buxhetin e shtetit. Në bazë të ligjit, nga 15 tetori është e ndaluar për institucionet publike që të hapin tendera me vlerë më të lartë se sa 12 milionë lekë.

Veçse, ndryshe nga herët e tjera institucionet janë udhëzuar të pezullojnë edhe disa tendera të mëdhenj që janë hapur para datës 15 tetor. Rezulton se janë pezulluar një sërë tenderash me vlerë të madhe. Fondi Shqiptar i zhvillimit ka pezulluar tenderin për përmirësimin e infrastrukturës në Qerret me vlerë 1 milionë euro dhe atë të ndërtimit të rrugës së re përgjatë lumit Osum në Berat me vlerë 1.3 milionë euro.

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka pezulluar gati të gjithë tenderat e zhvilluara gjatë muajit tetor. Edhe operatori i sistemit të transmetimit pezulloi blerjen e transformatorit të ri për nënstacionin Tirana 2 me fond limit rreth 2.5 milionë euro, raporton Top Channel.

Fakti që nuk ka më të ardhura në buxhetin shtetit përbën shqetësim, pasi pezullohen projekte me rëndësi, për më tepër që qeveria haset me probleme sa i përket situatave të ndryshme.