Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
‘Nuk ka më pushtet gjyqësor’, aktivisti komenton vendimin për Sakon: Maliqi është më i fuqishëm se ligji
Aktivisti Aulon Kalaja ka reaguar pas vendimit të dytë të Gjykatës së Durrësit, e cila i njohu mandatin e kryebashkiakes kandidates socialiste Valbona Sako.
Me anë të një postimi në Facebook, Kalaja e cilëson si skandaloz vendimin e kësaj gjykate.
Kalaja shkruan se me këtë vendim u tregua edhe njëherë se në Shqipëri nuk ka më pushtet gjyqësor, dhe se ai është marrë peng nga kryeministri.
Mes ironisë, shënimi i Aulon Kalasë mbyllet: Mesviti 2019. Edhe pak edhe do futemi në BE.
Shënimi i plotë
“Nuk ka me pushtet gjyqesor. Pushteti ekzekutiv nepermjet vettingut pushtetin gjyqesor e ka shnderruar ne nje mekanizem kontrolli administrativ dhe kryetaret e gjykatave dhe gjyqtaret jane shnderruar ne nepunesa.
Si shpjegohet qe nje kerkese, e njejte dhe e paraqitur persedyti ne te njejten gjykate, hidhet serisht ne short? Nderkohe kryetari i gjykates dhe kancelari kishin detyrimin ligjor qe ta perjashtonin nga shorti dhe t’ia kalonin menjehere gjyqtarit qe shorti i pare ka identifikuar.
Si shpjegohet qe nuk mbahet parasysh neni 58 i Kodit te Procedures Civile? Sipas kesaj dispozite, nese ka nje proces gjyqesor tashme te ngritur do te thote qe ka gjyqvaresi dhe per rrjedhoje nuk mundet me asnje gjykate ne Shqiperi te shqyrtoje me vone te njejten ceshtje. E nese ndodh qe nje gjykim i tille tentohet te rinisen nga palet gjykata edhe me iniciativen e saj ka detyrimin te pushoje menjehere ceshtjen.
E gjithe kjo shfaqe e shemtuar tregon se Kodi i Procedures Civile eshte ne fuqi por materialisht Maliqi eshte me i fuqishem se ligji.
PS:
Mesviti 2019. Edhe pak edhe do futemi ne BE.