Flash News

KRYESORE

Nuk ka paqe në Shkodër. ‘I katapultuari’ i Ramës brakiset nga Bushati e Mesi

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri duket se nuk gëzon mbështetjen e të drejtuesve të partisë së tij në këtë qark.

Sot, gjatë prezantimit të programit elektoral, që është një nga momentet më të rëndësishme për një kandidat, mungoi drejtuesi politik i qarkut, Ditmir Bushati dhe ish zv/kryeministrja Senida Mesi - deputete e Shkodres.

Munguan edhe shume figura te Partisë Socialiste dhe drejtues te institucioneve kyçe qe kane te bëjnë drejtpërdrejte me qytetaret dhe komunitetin e biznesit. Me sa duket, ata kanë vendosur të distancohen ndaj Pjetrit, të cilin e quajnë si të 'katapultuarin' Edi Ramës, që nuk njihet për ndonjë kontribun për PS në këtë qark.

Të fundit