Flash News

KRYESORE

Nuk ka qetësi për Greqinë, zjarret masive ia lënë vendin përmbytjeve në Athinë

Nuk ka qetësi për Greqinë, zjarret masive ia lënë

Pas zjarreve në zonën e Matit, ku gjetën vdekjen mbi 90 persona, Athina nuk gjen sërish qetësi. Mediat greke shkruajnë se vetëm gjatë orëve të fundit, reparti zjarrfikës ka marrë më shumë se 300 telefonata për ndihmë në zonën e Atikës, si pasojë e reshjeve të dendura, të cilat sollën përmbytje në zonë.

Si pasojë e përmbytjeve janë bllokuar shumë rrugë. Kështu është rënduar edhe trafiku, ndërsa ka gjithashtu edhe ndërprerje të energjisë në disa zona të Athinës, por edhe në rrjetin e metrosë.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik në Greqi kishte parashikuar situatën, me shirat që kanë nisur rreth mesditës dhe nuk janë ndalur për të paktën dy orë.

https://www.facebook.com/Forecastweather.Greece/videos/1756728974381364/?t=5

Të fundit