Flash News

KRYESORE

“Nuk ka vend për turp”, Ylli Shehu kërkon më shumë respekt për ‘opozitën e re’

“Nuk ka vend për turp”, Ylli Shehu kërkon më

Ylli Shehu, deputeti i LSI-së që u bë pjesë e parlamentit pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve kërkon më shumë respekt për përfaqësuesit e ‘opozitës së re’. Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Shehu argumenton se vendosi të bëhej pjesë e parlamentit, si një mundësi për të qenë më pranë elektoratit të tij.

“Nuk besoj që ka vend turpi, e aq më pak frika në këtë rast. Së pari, forma kryesore e shprehjes në parlament, është vota, dhe unë e kam ushtruar këtë të drejtë në oponencë me qeverinë sa herë ka qenë e arsyeshme. Në shumicën e rasteve unë kam votuar kundër. Sigurisht që foltorja është një instrument që do të shfrytëzoj në kohën e duhur dhe për argumentet e duhura. Nuk besoj që të flasësh shumë është shenjë zotësie. Në kaq vite në parlament kam dëgjuar fjalime boshe të cilat mund tu ishin kursyer shqiptarëve, nga njerëz që s’thonë asgjë dhe pse flasin pafund”, sqaron ai.

Shehu pranon se LSI-ja i ka kërkuar të mos bëhët pjesë e parlamentit, por nuk është kërcënuar asnjëherë pëpër vendimin që që mori.

Nëse do të ishin kërcënime do të kishin përfunduar në organet kompetente. Biseda po. Më kanë kërkuar të dorëzoj mandatin, pra të mos e pranoj qysh në fillim, ç’ka i quaj të natyrshme. Por për mua është e papranueshme që këto kërkesa u bënë pasi LSI e kishte bërë fakt të kryer djegien e mandatit dhe nuk u konsultua me ne që ishim në listë. Edhe kur na kërkuan të dorëhiqeshim, kjo nuk u shoqërua me ndonjë sqarim bindës dhe argumentues, por vetëm urdhërues. Mendoj që pati shumë probleme komunikimi dhe imponimi”, përfundoi ai.

Të fundit