Flash News

KRYESORE

Nuk ka vendim për Skënderbeun, FSHF shtyn vendimin

Nuk ka vendim për Skënderbeun, FSHF shtyn vendimin

Komisioni i etikes i mbledhur sot pranë FSHF-së, ka vendosur të shtyjë gjykimin e çështjes “Skënderbeu” për të përfshirë në proces edhe materiale të tjera të nevojshme për hetimin.

Federata njofton se seanca e radhës është planifikuar për t`u zhvilluar në datën 23 Qershor, ora 13.00.

Skënderbeu akuzohet për trukim të ndeshjeve në kampionatin vendas dhe ato në Europa League. UEFA e pezulloi për një vit skuadrën shqiptare, duke i ndaluar pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.

Sakaq, Komisioni ka nisur hetimin edhe për ndeshjen Elbasani – Turbina Cërrik, për të cilën ka dyshime se është e trukuar.

Të fundit