Flash News

KRYESORE

Nuk ka votues. PS mbyll para kohe qendrat e votimeve

Nuk ka votues. PS mbyll para kohe qendrat e votimeve

Pak minuta para orarit zyrtar, 19:00, janë mbyllur disa prej qendrave të votimeve në Shqipëri, si ne Sarande dhe Gjirokaster. Në mungesë të votuesve, për shkak të pjesëmarrjes së ulët, komisionerët e PS e kanë para të arsyeshme të mos shtyjnë procesin, siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara.

Fakti u pohua edhe nga anëtarja e PS e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rezarta Bitri.“Precedentët janë të ndryshëm, ligji është i njëjti por në një kontekst të ri faktik duhet ta vlerësojmë situatën në tavolinë në këto situata që na ofrohen i cili do jetë objekt vendimmarrje. Përqindja nuk është një kufi dhe i përcaktuar në ligj që ne të na imponojë një vendimmarrje për të vlerësuar nëse zgjedhjet arritën qëllimin apo jo, pra nëse do ketë kërkesë të tillë do të vlerësohet në tavolinë”, deklaroi ajo në një prononcim për Ora News.

Të fundit