Flash News

KRYESORE

“Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa mbështetjen e fuqive të mëdha”

“Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa mbështetjen e fuqive

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz është shprehur se çdo zgjidhje për situatën e Kosovës duhet të mbështetet nga fuqitë e mëdha, sidomos nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kurz ka thënë se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se pa përparim të qartë në marrëdhëniet me Kosovën nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me Bashkimin Europian.

“Është në interesin tonë të jemi në partneritet të ngushtë me SHBA kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor dhe të kemi mbështetjen e tyre në inkurajimin e përparimit në arritjen e një zgjidhjeje për këtë çështje të rëndësishme”, tha Kurz në një intervistë për ‘Cord’.

Të fundit