Flash News

KRYESORE

Nuk kalon vettingun, shkarkohet një tjetër prokuror

Nuk kalon vettingun, shkarkohet një tjetër prokuror

Komisioni i Pavarur për Kualifikim ka shkarkuar nga detyra, Arben Nelën, prokurori pranë Prokurorisë Tiranë. Trupa gjyqësore arriti në konkluzionin se Nela nuk se kalon nën sitën e Vettingut për shkak se “deklarimi i pasurive nuk është i saktë”.

Trupa gjyqësore arriti në konkluzionin se Nela nuk se kalon nën sitën e Vettingut për shkak se “deklarimi i pasurive nuk është i saktë”.

Sipas KPK-së, Arben Nela ka kryer fshehje pasurie. Prokurori ka një apartament 99.4 metra katrorë, blerë në vitin 2011 për 41 mijë euro, në bashkëpronësi me gruan. Për blerjen e kësaj shtëpie prokurori ka deklaruar se ka marrë borxh 25 mijë euro edhe nga motra e gruas. Për këtë apartament ka mospërputhje në deklarimet e pasurisë në vite. Ndërsa për borxhin e marrë nga kunata, KPK thotë se është e paqartë se kur ia ka marrë dhe kur ia ka kthyer.

Arben Nela ishte edhe kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

 

Të fundit