Flash News

KRYESORE

“Nuk ke gjoksin e duhur”, fansat kritikojnë aktoren që do të luaje ‘Lara Croft’

Aktorja suedeze Alicia Vikander do luaje në filmin “Tomb Raider” në rolin e Lra Croft duke ndjekur gjurmët e Angelina Jolie.

Por ajo është kritikuar nga fansat të cilët shkruajnë se 28-vjeçarja nuk e ka gjoksin të madh mjaftueshëm për këtë rol.

“Një Tomb Raider me gjoks më të vogël? Nuk më pëlqen fare”

 “Gjoksi i saj nuk është mjaftueshëm i madh për rolin”

“Edhe nëse “Tomb Raider” do të kishte një vajzë me gjoks të madh, ajo sërish do të kritikohej për trupin e saj”, këto janë komentet më të shumta që hasen në rrjete sociale për aktoren suedeze e cila u vlerësua me çmim Oscar për rolin e saj në filmin “The Danish Girl”, në vitin 2017.

“Tomb Raider,” i shfaqur fillimisht në ekranin e madh në vitin 2001 me Angeline Jolie në rolin e Croft, rikthehet në një kohë kur Hollivudi po i jep grave më shumë role qendrore në zhanrin e dominuar kryesisht nga meshkujt.

Të fundit