Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
“Nuk kemi kompetencë për të hetuar bandën e Elbasanit”, Bylykbashi: Prokuroria është produkt i reformës Rama-Xhafaj
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar ndaj vendimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për të mos hetuar bandën e Elbasanit.
Sipas Bylykbashit, ky është produkti i reformës Rama-Xhafaj, një prokurori që vepron me telekomandën e pushtetit.
Reagimi i Oerd Bylykbashit:
Prokuroria e Krimeve te Renda paska thene sot se nuk ka kompetence te hetoje krimin e rende te nje prej bandave me te rrezikshme te Elbasanit, e cila në shtator të vitit 2017, pothuaj vrau punonjës policie në një ngjarje të ndodhur në hyrje të Tregut Ushqimor të Elbasanit. Policia e fshehu ate ngjarje derisa u denoncua publikisht nga Kryetari i PD Lulzim Basha.
Prokurori Gentian Osmani, me anë të një shkrese zyrtare të drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka njoftuar se nuk ka kompetencë për të hetuar kete bande.
Por ama, nga ana tjeter, Prokuroria e Krimeve te renda eshte e gjitha e angazhuar per te shpetuar te denuarin per trafik droge Agron "Geron" Xhafa dhe trafikante e kriminele te lidhur me qeverisjen e Edi Rames permes hetimit te "provave" per kallzim te rreme te fabrikuara ne zyren e Fatmir Xhafes.
I njejti prokuror qe shpall sot moskompetence per hetimin e krimeve te renda te bandave te Elbasanit, keqperdor Prokurorine e Krimeve te Renda per te hetuar, teresisht jashte kompetences se Krimeve te Renda, kallzimin qe ka bere narkotrafikanti Agron Xhafaj per "kallezim te rreme" qe nuk eshte krim i rende.
Ky eshte produkti i reformes Rama-Xhafaj, nje prokurori qe vepron me telekomanden e pushtetit.