Flash News

KRYESORE

‘Nuk kisha të dashur’, Armina tregon pse se e tallnin para se të bëhej e famshme

Blogerja Armina Mevlani, ka qenë gjithmonë e hapur me publikun sa i takon jetës private.

Në një intervistë për “Prive”, së fundmi Armina ka folur sërish për jetën e saj private, duke treguar se më parë nuk ka patur të dashur, por thjesht shok adoleshence, siç i quan ajo.

“Përpara se unë të isha e famshme, unë nuk mund të them që kam patur të dashur në kuptimin e plotë të fjalës. Unë kam patur vetëm shok adoleshence, me të cilët kam dalë, por nuk mund të quhen lidhje. Madje shumë shpesh, shumë shok dhe shoqe më kanë tallur që unë bashkë me shoqen time të ngushtë ishim dy goca nuk kishim një të dashur (në fjalën e mirëfilltë të dashur) deri shumë vonë. Kjo nuk ndodh se unë jam kundra, por sepse doja me patjetër të gjeja një njeri që më përshtatej”, u shpreh Armina.

 

 

 

 

 

 

 

Sa i takon mëmësisë, Armina ka thënë se ende nuk ka ardhur koha, por nuk dëshiron që të jetë shumë vonë.

“Jam ende në të 20-at, jam 28 vjece dhe mendoj që është dhe cështje zgjedhjeje por unë dua patjetër që kur unë të kem një fëmijë dua t’i përgjigjem 100%, nuk dua të shpenzoj kohë apo të udhëtoj sic bëj tani. Nuk e kam marr ende atë vendim por nuk dua që të jetë shumë vonë sepse dua ta gëzoj dhe unë në një moshë të re ta kem si shoqe apo si shok”- ka thënë Armina.

Prej gati 10 vitesh, Armina Mevlani është në një marrëdhënie me djalin e ish kryeministrit Sali Bershi, por ende nuk e kanë kurorëzuar marrëdhënien e tyre me martesë.

Të fundit