Flash News

KRYESORE

Nuk komentojnë për mediat, Basha dhe Kryemadhi puthje e përqafime pas takimit në selinë blu  

Nuk komentojnë për mediat, Basha dhe Kryemadhi puthje e përqafime

Situata politike që ka nisur të nxehet ditët e fundit me largimin e Valdrin Pjetrit nga kandidimi për kreybashkiak të Shkodrës, pas denoncimit të PD-së, ka vënë në lëvizje opozitën.

Sot, kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar kreun e PD-së, Lulzim Basha në zyrën e tij.

Pas 30 minutash, ata kanë dalë së bashku nga selia blu, por nuk kanë preferuar të komentojnë për mediat, kur u pyetën kryesisht për rastin e Valdrin Pjetrit.

Nuk dihen akoma detajet e kësaj vizite, ndërsa pas takimit, dy krerët e partive opozitare janë ndarë miqësisht me përqafime dhe puthje në faqe.

Pasi PD nuk është regjistruar në zgjedhjet e dekretuara nga presidenti më 13 tetor, u përfol për një përçarjes mes opozitës, por krerët e partive aleate e kanë mohuar vazhdimisht.

Të fundit