Flash News

KRYESORE

Nuk i ktheu borxhin, 64-vjeçari kërcënon 35-vjeçaren

Një 64-vjeçar ka kërcënuar një 35-vjeçare nga Tirana, pasi pretendonte se kjo e fundit nuk i ka kthyer një borxh.

Policia thotë se për shtetasin me inicialet LL.M, u referuan materialet në prokurori.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin LL.M, vjeç 64, banues në fshatin Gurës, pasi dyshohet se, për një borxh të palikujduar, ka kanosur me fjalë shtetasen M.M, vjeç 35, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Të fundit