Flash News

KRYESORE

“Nuk luhet përdhunimesh”, sot protestë në Tiranë kundër abuzimit të të miturave

“Nuk luhet përdhunimesh”, sot protestë në Tiranë

“Nuk luhet ‘përdhunimesh'” është marshimi që do të mbahet sot në orën 10:00 kundër dhunës seksuale. Kjo është një nismë e iniciuar nga qytetarët shqiptarë, opinioni i të cilëve u trondit me ngjarjen e rëndë të 13-vjeçares nga Kavaja.

Në njoftimin e eventit theksohet qartë se ky marshim është i organizuar nga disa qytetarë me ndërgjegje dhe jo nga grupime apo parti politike.

“Marshojmë Heshtur, kundër dhunës seksuale,normalizimit të dhunës, duke e konsideruar lojë fëmijësh dhe kundër fajësimit të viktimës. Të gjithë bashkë kundër dhunës seksuale të Dielën në orën 10. Fillojmë marshimin nga Ministria e Arsimit (mblidhemi aty) dhe vazhdojmë drejt Drejtorisë së Policisë. A dhe që të jemi të qartë pas kësaj proteste qëndrojnë disa qytetarë me ndërgjegje, asnjë grupim apo parti politike. Ju presim! – thuhet në thirrjen që i bëhet të gjithë qytetarëve.

https://politiko.al/ngjarja-e-kavajes-kerkesa-per-marshim-ne-tirane-dorezohet-ne-drejtorine-e-policise/

Të fundit