Flash News

KRYESORE

Nuk marrin pagën prej 1 viti, futbollistët e Vllaznisë B në protesë para Bashkisë

Nuk marrin pagën prej 1 viti, futbollistët e Vllaznisë B në

Paraditen e sotme, futbollistët e ekipit shkodran “Vllaznia B”, kanë dalë në protestë para Bashkisë së Sjkodrës, për shkak se kanë një vit pa marrë pagat r tyre.

Ata kanë luajtur pothuajse gjatë gjithë sezonit pa u paguar, dhe pasi kanë bojkotuar stërvitjen ditën e sotme, kanë kërkuar që t’u jepen pagat që u takojnë.

Megjithëse bashkia është e njohur me këtë situatë, futbollistëve nuk u ka dhënë zgjidhje nga disa takime që kanë patur, por thjesht u është komunikuar se nuk ka financa.

Futbollistët shprehen se çdo ndeshje e kanë mbuluar me shpenzimet e tyre dhe përgjigja e drejtuesve për këtë problem ka qenë fakti që nuk ka fonde.

“Do të bojkotojmë ndeshjen më të rëndësishme që është këtë javë me Tërbunin në Shkodër në rast se drejtuesit nuk na gjejnë një zgjidhje. Kemi një vit qe nuk paguhemi dhe nuk është normale. Kemi kërkuar disa herë nga drejtuesit, por na kanë thënë se s’ka fonde. Ne në çdo ndeshje kemi shkuar me shpenzimet tona”, kanë thënë futbollistët.

Vllaznia B luan në grupin e play-out të Kategorisë së Parë dhe ndodhet në vendin e parafundit me 18 pikë.

Të fundit