Flash News

KRYESORE

Nuk mban më Erjon Braçe: Tani është luftë, ndaj luftë do ketë

Nuk mban më Erjon Braçe: Tani është luftë, ndaj

“Tani është luftë, ndaj lufte do ketë! E kërkoi vetë dhe do e marrë!”

Mos u shqetësoni! Deputeti i PS, Erjon Braçe nuk është duke kërcënuar me luftë kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën, por kundërshtarin në sport, kreun e FSHF-së, Armand Duka.

I njohur si tifoz i flaktë i Partizanit, Braçe ka shpërthyer ndaj Dukës pas barazimit të skuadrës së zemrës në Vlorë, rezultat që i largon të kuqtë gjithnjë e më shumë nga titulli kampion.

Braçe shkruan se dy ndeshjet e luajtura dje, Flamurtari-Partizani dhe Korabi-Kukësi, janë paravendosur nga gjyqtarët e caktuar nga FSHF.

Deputeti socialist akuzon Dukën se ka shkatërruar futbollin në Shqipëri dhe po ndëshkon gjithnjë e më shumë Partizanin. Ai kërkon që të shembet sistemi i FSHF-së pasi është më mirë që të mos luhet futboll sesa të mashtrohet një komb i tërë.

Reagimi i plotë i Erjon Braçes:

Urdheroni;

KY ESHTE KRIMI I SOTEM I SISTEMIT KRIMINAL QE KONTROLLON FUTBOLLIN NE SHQIPERI!

Te dyja ndeshjet e nje gare,

Kukesi-Korabi dhe Flamurtari-Partizani, u paravendosen nga gjyqtaret e caktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Shihini fotot;

Ne te paren eshte penalltia dhene Kuksit sot, topi as qe prek duar por bythen e lojtarit te Korabit; ky eshte nje zhvillim krijues i cdo rregulloreje te futbollit!

Ne te dyten e te treten eshte penalltia qe ju mohua Partizanit; Ekuban shqyhet prej bluze, mbahet prej saj, pengohet me kembe dhe nuk i jepet penallti!

Tani krahasojini keto penallti;

Ate qe i eshte dhene Kukesit dhe ate qe i eshte mohuar Partizanit.

Ja bejne muuuuuuu!

Keto nuk jane kurre gabime njerezore!

KY ESHTE URDHER!

Urdher per te gjykuar dhe vendosur keshtu!

Urdher per te ndeshkuar Partizanin!

Pas "kercenimit" te "Te Madhit" ndaj gjyqtareve, i vetmi qe e jep kete urdher eshte ai "I Madhi" i Federates!

Ka vrare perfundimisht garen ne tre javet e fundit, ne nje krim te perseritur ndaj futbollit shqiptar, ne menyren me te hapur te mundshme, te qellimte dhe duke paracaktuar fituesit dhe humbesit!

Si cdo vit ne shtate vitet e fundit!

Tani eshte lufte ndaj lufte do kete!

E kerkoi vete dhe do e marre!

Duhet shembur sistemi i Federates dhe kjo do te ndodhe, njehere e pergjithmone e pa kthim.

Me mire te mos luhet futboll se sa me futbollin te mashtrohet nje komb i tere, te behet krim duke vrare pasionin e cdo futbolisti sot dhe enderrat e cdo femije neser!

Të fundit