Flash News

KRYESORE

Nuk mbeten shtatzënë gratë që bëjnë këtë lloj pune

Nuk mbeten shtatzënë gratë që bëjnë këtë

Gratë të cilat punojnë gjatë turneve të natës, e kanë më të vështirë që të mbeten shtatzënë, thonë ekspertët. Puna me turne dhe jokonsistenca në punë mund të lidhet me fertilitetin e ulët sipas një studimi të kryer në Shkollën e Mjekësisë së Harvardit.

Sipas Daily Mail, gratë të cilat kryejnë punë fizike ku kërkohet ngritja e peshave, po ashtu mund ta kenë të vështirë që të mbeten shtatzënë.

Shkencëtarët besojnë se kjo lidhet me nivelin e hormoneve të cilat pësojnë luhatje në bazë të ciklit të gjumit zgjimit dhe tendosjes fizike.

Ata kanë zbuluar po ashtu se gratë që punonin gjatë turneve të natës, kishin 24% më pak vezë të rritura  ato vezë të cilat janë të afta të shndërrohen në një embrion të shëndetshëm, raporton Shije. al

Të fundit