Flash News

KRYESORE

“Nuk më duket normale të kalohet lehtë”, Duka për miratimin e Kodit Zgjedhor: Duheshin protesta

“Nuk më duket normale të kalohet lehtë”, Duka

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se opozita jashtëparlamentare duhet të kishte mbajtur një qëndrim më të ashpër pas miratimit \të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në Kuvend.

Duka thotë në ‘report tv’ se kjo situatë nuk është normale të kalohet kq lehtë.

"Përsa i përket asaj të Presidentit dihet që do ta kthejë. Problemi është që a do të ketë ndonjë reagim. Ka një shpresë të vakët. Për vete do të kisha një qëndrim më të ashpër. Nëse në raste të tjera është ndihmuar, opozita kishte në krah shoqërinë civile, ndërkombëtarët dhe qytetarët. Do bëja protesta qoftë dhe simbolike.

Nuk më duket normale që kjo të kalohet kaq lehtë. Një kod zgjedhor nuk mund të kalohet në mënyrë të njëanshme. Duhet marrë opinioni i opozitës. Ai bëri siç donte vetë. Mori për bazë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve por në fund fare bëri siç donte vetë" , u shpreh Duka.

Të fundit