Flash News

KRYESORE

Nuk morën pjesë në varrimin e Demaçit, deputeti i LDK-së tregon arsyen

Nuk morën pjesë në varrimin e Demaçit, deputeti i

Deputetët e LDK-së nuk morën pjesë sot në ceremoninë mortore të Adem Demaçi. Ramiz Kelmendi, deputet i LDK-së është shprehur se shkak është bërë raporti i Demaçit me LDK-në e Rugovës.

“Mund të jetë ndoshta një procesi historik. Qëndrimi, ndoshta, i Demaçit ka qenë anti Rugova, anti LDK dhe sigurisht se Kryesia e LDK-së i di këto punë. Në bazë të historisë vendosë a me shku a po jo me përcjell”, është shprehur deputeti, shkruan Insajderi.

Ai më tej është shprehur se vetë ka probleme shëndetësore, ndaj nuk ka shkuar në varrimin e Demaçit.

“Këto çështjet politike është mirë të bisedoni me Sekretarin e LDK’së. Mua më takon më shumë resori ekonomik. LDK ka strukturat udhëheqëse dhe vendimet e tyre janë të zbatueshme për neve deputetët e LDK’së. Ata e dijnë pse kanë marrë vendime të tilla dhe ne i respektojmë ato vendime”, ka shtuar ai.

Adem Demaçi është varrosur sot me nderime shtetërore në varrezat e Velanisë aty ku është edhe Ibrahim Rugova.

Të fundit