Flash News

KRYESORE

Nuk mund të bëheshin më prindër, Mihrija surprizon Naimin në studio: Do të bëhesh baba

Nuk mund të bëheshin më prindër, Mihrija surprizon Naimin

Por ditën e djeshme, këngëtari Naim Abazi ka marrë një letër nga Mihrija në studion e “1 Kafe me Labin” ku thoshte se pas shumë vitesh, ai do bëhej baba për herë të dytë.

“Para dy ditësh kuptova se Platori do të bëhet me vëlla, ndërsa ti do të bëhesh baba.”- shkruhej në letër e cila shoqërohej nga një foto e Mihries e cila prekte me dorë barkun e saj.

Naimi ka buzëqeshur dhe është shprehur i lumtur:

“Është shumë interesante sepse e kemi biseduar dhe kemi thënë s’mundet. Në 2004 unë kam qenë në emision kur Mihria ka bërë një abort. E kemi përjetuar shumë rëndë. Kjo tani është një gëzim shumë i madh, nuk mund ta përshkruaj, është e jashtëzakonshme dhe nuk e di a e di Platori.”,- rrëfeu ai.

Por e gjitha kjo ka qenë një shaka për 1 Prillin dhe pse naimi e përballoi mjaft mirë dhe kur mori vesh që nuk është e vërtetë. Ayta të dy janë prindër të një djali i cili quhet Plator.

Të fundit