Flash News

KRYESORE

“Nuk mund të pranoj tjetërsimin e qytetit”, këshilltarët e djathtë mirëpresin vendimin e Mirela Bogdanit

“Nuk mund të pranoj tjetërsimin e qytetit”,

Kryetari i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku ka përshëndetur vendimin e anëtares së FRD-së, Mirela Bodgani për tu larguar nga grupi i shumicës në bashki për të vepruar për pjesën e mbetur të mandatit si këshilltare e pavarur në opozitë.

Çollaku shprehet se Bogdani është një personalitet i shkëlqyer në kryeqytet, si pedagoge, aktiviste civile e publike me nje eksperence te shkelqyer prane te djathtes konservatore europiane.

“Në kohën kur pushteti blen, zyrtarë, biznese,media dhe çdo gjë që gjen përpara, Mirela Bogdani largohet nga një koalicion në pushtet dhe shkon drejt opozitës dhe vlerave të saj”, vlerëson Çollaku.

Veliaj humbet një këshilltare. Mirela Bogdani kalon FrD në opozitë: Nuk mund të pranoj tjetërsimin e qytetit

Statusi i plotë:

Sot pata kenaqesine ti uroj mireseardhjen ne Frontin Opozitar,koleges mikes e keshilltares Mirela Bogdani.

Eshte nje kenaqesi e dyfishte sot se dy jane motivet.

E para se Mirela Bogdani pervecse nje kolege mike,eshte nje personalitet ne qytetin tone,pedagoge,aktiviste civile e publike me nje eksperence te shkelqyer prane te djathtes konservatore europiane.

Faktori i dyte eshte se sot vendimi i Mirela Bogdanit eshte nje mesazh besimi e force se ne kete vend e ne kete qytet integriteti dhe dinjiteti qytetar eshte i gjalle. Ne kohen kur pushteti blen,zyrtare,biznese,media dhe cdo gje gjen perpara,Mirela Bogdani largohet nga nje koalicion ne pushtet dhe shkon drejt Opozites dhe vlerave te saj.

Sot jo vetem mbeshtetesit e Kryebashkiakut Socialist jane reduktuar ne 31 (ne limitin e humbjes se maxhorances se thjeshte,nga 61 keshilltare total ne Keshillin Bashkiak Tirane),por sot forca kryesore e ketij pushteti,Blerja dhe Korruptimi kane marre goditjen fatale.

Se bashku jemi me te forte.

Ëelcome home,Mirela Bogdani!

Të fundit