Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nuk mund t'i japësh të drejtë qingjit, kur je duke ndihmuar ujkun
-Ose një kërkesë modeste për miqtë e LSI
Astrit PATOZI
Të dashur Luan, Monika, Petrit, Klajda dhe natyrisht ty Ilir, që flet shumë qartë edhe me heshtjen tënde. Po ja bëni të vështirë këto ditë jetën Taulantit, Gramozit, Blerinës, Famirit, e natyrisht edhe Edit, i cili shkëlqen me mosprononcimin e tij. Ata janë nervozë dhe të irrituar, sa nga shpotitë dhe shigjetat tuaja të helmatisura, por më shumë ngaqë po i mbani zvarrë për koalicionin. Nuk e fshehim dot që na vjen mirë, përsa po ndodh brenda "cadrës" suaj, por deri këtu, nuk ju falenderojmë dot.
Jo thjesht se po vazhdoni cdo të enjte të mbani me oksigjen një qeveri të rrënuar moralisht dhe politikisht prej shumë kohësh, por mbi të gjitha se po u thoni shqiptarëve vetëm gjysmë të vërteta. Dhe në kushtet e krizës së thellë, që ka pushtuar vendin, askush nuk ka nevojë për këtë lloj shërbimi.
Sepse ju nuk jeni as portale dhe as analistë të pavarur, që të qëndroni mes palëve, për t'u bërë thirrje që të pajtohen, duke lëshuar secila nga pozicionet e veta. Ju nuk jeni priftërinj apo hoxhallarë, që predikoni faljen dhe mëshirën, por as pajtues gjaqesh për të ndërmjetësuar paqen mes "mëkatarëve", që kanë vrarë njëri-tjetrin. Sepse ju jeni pjesë e problemit, përsa kohë i përkisni njërit kamp. Në mënyrë permanente dhe pa asnjë ditë ndërprerjeje. Që nga qershori i 2013-ës, e deri sot që po flasim.
Kur deklaroni se nuk mund të ketë zgjedhje në qershor pa opozitën, mos kujtoni se po i bën ndonjë nder Partisë Demokratike. Madje kam frikë që është e kundërta. Sepse, e thënë kështu, duket sikur është mungesa e opozitës, ajo që e shkakton krizën dhe sikur kjo është cështja që duhet zgjidhur sot në Shqipëri.
Në fakt është kriza, që ka shkaktuar kjo qeveri, e cila vijon të mbahet në këmbë edhe me votat e LSI, ajo që e ka vënë në dyshim pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. është pikërisht ajo problematikë për të cilën herë pas here, kanë folur edhe Teri, Petriti, Ylli, Luani e ndonjë tjetër, por asnjëherë Iliri. Natyrisht me fushata dhe me leje janë shprehur, por kjo ka pak rëndësi tani. Bandat e kanabisit, kur shartohen me shtetin dhe policinë prodhojnë një përbindësh të frikshëm, i cili i vret që në start zgjedhjet. Dhe të gjithë udhëheqësit e LSI-së, që kanë folur për këtë cështje, kanë pasur plotësisht të drejtë.
Nëse doni të jeni sadopak të besueshëm, hiqni dorë nga pozicioni i mediatorit, sepse as jeni votuar dhe as nuk ju pranon kush për të tillë. E keni detyrim të parë të deklaroni se zgjedhjet në Shqipëri kërcënohen nga qeveria dhe jo nga opozita. Sepse nëse do te ishte tekë e Partisë Demokratike bojkoti i zgjedhjeve, nuk keni asnjë arsye pse të kujtoni se pluralizmi ka ardhur në Shqipëri 27 vjet më parë. Nuk do të cënohej asnjë qime demokracia nga mospjesmarrja e një partie politike në zgjedhje, në rast se petendimet e saj do të ishin të sajuara, por ju e dini po aq mirë sa ne se nuk është kështu. Ndaj edhe ju takon që jo vetëm ta thoni edhe gjysmën tjetër të së vërtetës, por edhe të mbani qëndrimin tuaj për këtë. Cilido qoftë ai. Sepse askush nuk ju pranon në rolin e vëzhguesit të paanshëm, sa kohë që vijon të mbeteni pjesë e rëndësishme e problemit, i cili ka vetëm një emër: Edi Rama dhe qeveria e tij.
Fjala vjen, edhe për rastin e Kavajës, mirë bëtë që e përjashtuat veten nga farsa elektorale. Por duhet ta bëni të qartë për publikun pse e keni marrë këtë vendim. E keni thjesht me kandidatin apo me faktin që aty nuk do të garojë opozita? Kam frikë se është e para, por nuk ka problem, sepse edhe ajo arsye e fortë është. Madje më duket rrëqethës karshillëku i zgjedhjes së re të Edi Ramës. Edhe sikur ta kishim porositur ne të opozitës, nuk do të kishte gjetur më të mirë, për të na dhënë të drejtë.
Po prapëseprapë, Kavaja është shumë pak para humnerës që shfaqet në horizont nga dështimi i sigurt i zgjedhjeve të 18 qershorit, ndaj cdo aktor i rëndësishhëm politik duhet të bëjë aq sa i takon për evitimin kësaj katastrofe kombëtare. Cdo ditë, që kalon, e afron ditën e llogarisë për cilindo përgjegjës. E thënë me dy fjalë, nuk mund t'i japësh të drejtë qingjit, kur je duke ndihmuar ujkun.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38