Flash News

KRYESORE

Nuk ndalet Rama, ‘sjell’ edhe Jusuf Vrionin për të shembur Teatrin

Kryeministri Edi Rama vazhdon me ‘serinë’ e postimeve të tij pro shembjes së Teatrit duke cituar deklarata të figurave të njohura.

Deklarata e radhës që ka publikuar Rama në faqen e tij në facebook, është një video e Jusuf Vrionit gjatë një interviste ku thekson se ‘ndërtesa e Teatrit duhet rrëzuar’.

Sipas kreut të qeverisë, Vrioni është një ndër shqiptarët më të sojmë e më të ditur dhe e çmonton thjesht tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar.

Kujtojmë se kryeministri e nisi serinë e postimeve të tij me aktoren Rajmonda Bulu, duke vazhduar më pas me revizorin Leka Bungo dhe aktoren Drita Haxhiraj.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2329319250644202/

Të fundit