Flash News

KRYESORE

Nuk ndalet Reali, vjen trofeu i dytë, superkupa e Spanjës

Reali i Madridit ka mposhtur sërish Barcelonën, në ndeshjen e kthimit, të finales së Superkupër së Spanjës, duke bërë të vetin trofeun. Skuadra e Real Madridit dëshmoi fuqinë edhe një herë ndaj rivalit të përjetshëm, Barcelonës, duke e tronditur me rezultat 2:0, në ndeshjen e dytë të finales së Superkupës së Spanjës në futboll.  Ndeshjen e parë në Camp Nou Reali e kishte fituar me 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 fiton edhe trofeun e Superkupës së Spanjës, i dyti për edicionin e ri pas atij të Superkupës së Evropës. Madrilenët edhe pa futbollistin Cristiano Ronaldo të dënuar me 5 ndeshje nga Federata Spanjolle, ia dolën ta mposhtin Barcelonën. Qysh në minutën e 4-të, Marco Asensio nga rreth 23-34 metra shënoi eurogol. Ai me goditje të fortë e precize plasoi topin në këndin e djathtë të epërm të portës së ter Stegen, i cili nuk kishte as forcë të reagoi. Në minutën e 39-të, Karim Benzema nga afërsia me mjeshtri thelloi fitoren në 2:0. Barcelona nuk mundi të bëj asgjë dhe ishte edhe një humbje tronditëse për ta brenda tri ditëve. Reali me trajnerin Zinedine Zidane dëshmuan forcën e kampionit në fuqi të Evropës ndaj rivalit më të madh.  Madrilenët rrëmbejnë kështu trofeun e dytë sezonal, pas fitores së Superkupës së Europës, ku mposhtën 2-1 Manchester United, më takimin e luajtur në Shkup.

Të fundit