Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Nuk njohu pavarësinë e Kosovës, Serbia falënderon shtetin islamik
Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç ka falënderuar Republikën Islamike të Iranit për mbështetjen që i ka dhënë shtetit serb në lidhje me Kosovën. Gjatë një vizite që Gojkoviç i ka bërë shtetit të Iranit, është takuar me presidentin iranian Hassan Rohani, shkruajnë mediet serbe. Përmes një njoftimit të zyrës së Parlamentit të Serbisë është njoftuar se Gojkoviç ka falënderuar shtetin iranian për mbështetjen që i ka dhënë integritetit territorial të Serbisë dhe për mosnjohjen e Kosovës. Gojkoviç ka falënderuar Iranin, po ashtu për votën kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.