Flash News

KRYESORE

Nuk pagoi këstet e kredisë, ish-lojtarit të Milanit dhe Interit i sekuestrojnë makinën

Nuk pagoi këstet e kredisë, ish-lojtarit të Milanit dhe Interit i

Ish-futbollisti i Milanit dhe Interit, Sulley Muntari është ndaluar mëngjesin e sotme nga policia rrugore në zonën e Chiaso-s, një qytet në kufi me Italisë dhe Zvicrës. Arsyeja e ndalimit të Munatrit ishte sepse kishte lënë papaguar këstet e një kredie në bankat italiane.

Lojtarit ganez iu sekuestrua makina, një fuoristradë “Mercedes” me vlerë 150 mijë euro.

“Është e vërtetë, nukkam paguar disa këste. Po kaloj një moment të vështirë por shumë shpejt do t’i sistemoj gjërat,” u ka thënë Muntari autoriteteve por ky justifikim as që nuk u mor parasysh prej tyre.

Futbollisti ganez, Sulley Muntari që në të kaluarën ka luajtur edhe për Udinese-n dhe Pescara-n, aktualisht nuk është nën kontratë me asnjë skuadër.

Të fundit