Flash News

KRYESORE

Nuk pagoi tatimet për koncertet, këngëtarit shqiptar i ndalohet hyrja në SHBA

Këngëtarit shqiptar, Gena i është ndaluar hyrja për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta Metro shkruan se ka siguruar informacione dhe dokumente që dëshmojnë se arsyeja se përse Gena nuk mund të udhëtojë drejt SHBA-ve lidhet me faktin se nuk ka paguar tatimet për koncertet e shumta që ka mbajtur atje. Kujtojmë që të njëjtën pengesë ka patur dhe këngëtari Afrim Muçiçi.

Siç duket Ambasada Amerikane ka filluar të praktikojë masa të tilla ndalimi tek secili këngëtar që do të mundohet të marrë vizë turistike, për të mbajtur koncerte në SHBA.

 

Të fundit