Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dritan Shano
Deti, bregu, rëra, zalli, guralecët, pemët, dallgët, era, dielli, dita, nata, qielli, yjet, janë dhuratë e Zotit. Janë falas. Asnjë lek nuk paguhet për to. Këto nuk mund të klasifikohen si sektori i turizmit, për të cilin turisti, i brendshëm a i huaj duhet të paguajë para. Çlodhja, komforti, gadishmëria për të paguar nuk ka lidhje me listën e elementëve të natyrës që rreshtuam në fjalinë e parë, por thelbësisht me mundin e njeriut, për t’i bërë ato të përdorshme dhe për të prodhuar komfort dhe kënaqësi.
Sektori i Turizmit dhe paraja për të fillon dhe paguhet mbi djersën, investimin, infrastrukturat (ujë, energji, kanalizime, dixhitale) sigurinë, komfortin, ushqimin dhe shërbimin që njeriu krijon dhe jep, përmbi atë që ka dhënë Zoti. Kombinimi i tyre dhe Cilësia e secilës nga këto, për të dhënë vlerë mbi dhuratën e Zotit, është baza mbi të cilën kryhet diferencimi i çmimeve që duhet të paguajë turisti, dhe kjo sjell, ose jo turistë në derën tënde, sjell, ose jo para në xhepin tënd.
Duhet të kemi parasysh se turizmi nuk mund të jetë thjesht kombinim i natyrës dhe plotësimit të nevojave fiziologjike që janë në bazamentin e piramidës së nevojave të Maslow*, por një kombinim i natyrës dhe plotësimit të nevojave për vetë-vlerësim dhe vetë-përmbushje të njeriut, dy përkufizime që janë në majë të kësaj piramide. Natyrisht, kush e kupton këtë, dhe kush investon për këtë i vjel frytet turizmit, pra mbush xhepat. Fqinjët tanë që na rrethojnë janë mjaft përpara nesh në këtë pikëpamje.
Jo vendosim ca dërrasa në formë shtëpie tek bregu i detit, dy shezlonë 1 çadër dhe deti i bukur deri në magjepsje dhe u kry. “Se, ai që vjen për dëtin vjen, këto të tjerat janë të parëndësishme; edhe po i ka të rëndësishme, çdo bëjë, do ikë tani që erdhi deri këtu?” Në fakt, Turizmi nuk mund të jetë kombinimi i mrekullive të Zotit me hilenë, dallkaukllëkun e njeriut, por me sinqeritetin, dashurinë, përkushtimin dhe profesionalizmin e njeriut. Prandaj, ashtu si unë, gjithnjë e më shumë shqiptarë, nuk shkojnë me pushime vetëm për dëtin, dhe as që kur ata zgjohen nga gjumi në mëngjes, banakieri apo kamarieri nuk janë zgjuar akoma nga gjumi, sic më ka ndodhur personalisht në një prej resorteve më të famshme të jugut. Ata shkojnë për t’u çlodhur, për t’u ndjerë të vlerësuar e të përmbushur, dhe jo të shërbyer shkel e shko, me “po deshe”.
Mbi mungesat e përhershme të ujit, të energjisë, të papastërtive, vemë dhe ca çmime më të shtrenjta se në Itali, Greqi, Mal të Zi e Kroaci, se e kemi ndarë mendjen që sezoni i turizmit është vetëm 1 muaj e gjysëm dhe na duhet të nxjerrim paratë e gjithë vitit dhe lum si ne. Natyrisht, mund të arsyetohet që çmimet tona të mund të jenë më të shtrenjta, pasi derisa të shkosh në Greqi ke edhe karburant për të harxhuar, në Itali është trageti, avioni, makina me qera, në të gjitha rastet kur iket nga Shqipëria do kohë më shumë, por ky arsyetim është i vlefshëm vetëm me një kusht: që cilësia e turizmit të jetë e njëjtë si këtu, si andej. Ndryshe, beteja është e humbur.
E dua vendin tim, por nuk pranoj t’i paguaj asnjë lek kujtdo që ka marrë licencë për aktivitet turizmi dhe me hile do thjesht të më shesë vendin tim, dhe jo mundin e vet cilësor. Vendin e kam pa para. Jam gati të paguaj për mundin. Kur e gjej. Dhe e dua të jetë mund i ndershëm, jo hileqar. Ju siguroj se çdo shqiptar me katër klasë di ta bëjë dallimin.
*Abraham Maslow, psikolog amerikan, i cili ndërtoi teorinë e motivimit të njeriut përmes një hierarkie nevojash të paraqitura në formën e piramidës. Ne bazë të piramidës janë nevojat fiziologjike, sigurisë, dashurisë dhe përkatësisë, vetë-vlerësimit, dhe vetë përmbushjes.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38