Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Nuk paguaje as çajin, s’ke guxim të shkosh as në shtëpinë tënde”. Prençi shpërthen ndaj Manjës: E more në qafë dhe i shkatërrove jetën shefit të policisë
Pas përgjimeve të publikuara nga BILD, Ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit Shemsi Prençi ka reaguar përmes një letre në rrjetet sociale, kundër deputetit socialist të Dibrës, Ulsi Manja.
Sipas Prençit, Manja është mashtrues dhe ordiner. Duke ju referuar përgjimeve të gazetës gjermane, ai thotë se Manja ka futur në kurth kreun e komisariatit të Dibrës, Robert Aga, të cilit më pas i është shkatërruar jeta dhe familja.
“E more më qafë dhe e fute në rrugë pa krye, Bert Agen i cili kurrë nuk mori post, por përkundrazi ju shkatërrua jeta dhe familja e madhe , ku vëllain ja arrestuan për trafik droge dhe nipin ja rrëmbeu mafia dhe sot nuk dihet ku e kanë.( Ndjesë familjes Aga për kujtesën dhe shqetësimin)”, shkruan Prençi.
Prençi thotë në letrën e tij se Manja ka frikë të shkojë edhe në shtëpinë e tij në Dibër, pasi i druhet hakmarrjes së dibranëve.
Mes të tjerave, Prençi shkruan se në në zgjedhjet e 2013-ës Manja nuk paguante as një çaj për qytetarët që e ndiqnin pas në fushatë.
Reagimi i plotë i Shemsi Prençit:
Shumë i degjeneruari Ulsi ! Të parët na kanë mësuar të kemi durim sepse e verteta vonon por nuk harron!
Në fakt ashtu ndodhi. .
Disa e kanë ditur se je një mashtrues ordiner, por “kazani” Gjerman Bild tregoj publikisht surratin ( se fytyrë nuk ke ti) Tuaj të vërtetë, prej servili dhe mashtruesi të paparë.
Të gjithë dibranët që të ndihmuan për të shkuar në Parlament në vitin 2013 i abondonove dhe i le rrugëve, duke u servilose tek lideri duke mashtruar shokët e përfituar për vete e familjen tënde.
Po po Ulsi , të gjithë i ke gënjyer ashtu si gënjeje në përgjime Bert Agen, duke i thënë se : “e kishe për poste më të larta” e duke ia kaluar topin Xhemalit.
E more më qafë dhe e fute në rrugë pa krye, Bert Agen i cili kurrë nuk mori post, por përkundrazi ju shkatërrua jeta dhe familja e madhe , ku vëllain ja arrestuan për trafik droge dhe nipin ja rrëmbeu mafia dhe sot nuk dihet ku e kanë.( Ndjesë familjes Aga për kujtesën dhe shqetësimin).
Sa i shpifur paraqiteshe në përgjime ti dhe soji juaj i Rilindjes. Në fakt ne që ju njohim ,pamë surratin e vërtetë të mashtruesve ordiner.
Dikur në vitin 2013 mblidhje vota ndershmërisht si opozitar pa paguar as çajin në klubet e thjeshta të fshatrave të Dibres, ndërsa në përgjimet e vitit 2016 shfaqesh si pushtetar koopetent duke mashtruar “bashkëpunëtorët e denjë” që vetë e kanë fajin që kurrë nuk të njohen as mendjen dhe as surratin.
Uroj të të kenë njohur e sidomos Berti që kurrë nuk bëri karrierë se kurrë nuk e ndihmove e në fakt edhe nuk e meriton se kaq e ka kapacitetin se zvarritet nëpër Ulsi e Xhemala për një cop shef komisariati ne Bulqizë…….! ( mirë ti bëhet).
Tani me Dibren ke mbaruar punë se i ke përlyer gjithë shpuren atje, por ti o mashtrues nuk heq dorë nga zanati dhe vazhdon të mashtrosh Dibranët e ndershem në Tiranë ( Laprakë e Paskuqan).
Turp turp turp se në Diber nuk guxon të shkosh as në ish shtëpinë tënde.
Ah se harrova me të pyet se si shkoi puna e “furres” ku do piqje Presidentin e Republikes?!
E tregove veten se je jurist më i dobët se Arta e cila nuk e poqi por i la të digjen dosjet 339/1 dhe 184 dhe tash nga thatësira po ikin fletët e disqet deri në Gjermani se: nuk mundet të shpjegohet ndryshe që Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Parlamentin Shqiptar të shprehet se : “ Do e pjek Presidentin në furrë”. Këtë nuk duhet ta dëgjojmë dhe nga goja e një deputet me arsim Agranomi apo i pa shkollë e jo më nga palojuristat si ty.
Turp, turp, turp. Pra nuk je gjë tjeter vetem se një trap mashtrues ordiner. Suksese në jetë!