Flash News

KRYESORE

"Nuk përbën rrezik", lirohet Loredana Zefi

"Nuk përbën rrezik", lirohet Loredana Zefi

Sot mediat zvicerane dhe ato shqiptare pasqyruan lajmin se këngëtarja Loredana Zefi është arrestuar pas akuzave të një çifti për mashtrim. Ajo është marrë në pyetje nga policia, ndërsa ditën e sotme është lënë e lirë.

Sipas mediave zvicerane, policia ka deklaruar se këngëtarja është marrë në pyetje edhe dje, edhe sot por më pas është lënë e lirë pasi nuk përbën rrezik për arratisje.

Sipas “RapUpdate”, një zëdhënës i policisë është shprehur se në këtë rast nuk bëhet fjalë për arratisje apo për ndonjë rrezik tjetër, megjithatë në vijim do të jepen deklarata të tjera!

Arrestimi i këngëtares shqiptare, një "mini-reagim" nga Loredana

Arrestohet reperja nga Kosova, si e mashtroi çiftin në Zvicër bashkëshortja e Mozzik

Të fundit