Flash News

KRYESORE

Nuk performoi në koncertin e Dua Lipës dhe Ledrit, Dafina Zeqiri sqaron ngatërresën

Prej dy ditësh, në Kosovë po zhvillohet për herë të parë festivali “Sunny Hill” i organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa.

Midis shumë emrave tënjohur të muzikës ndërkombëtare dhe asaj shqiptare pritej të performonte edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Por këngëtarja, e cila ka vetëm pak kohë që është kthyer nga Amerika, nuk ka marrë pjesë në festival.

Dafina shprehet se shkak për këtë është mosmarrëveshja me organizatorët e festivalit.

Në një postim në “InstaStory “ ajo është shprehur se i kanë ndryshuar datën e performancës në momentin e fundit.

Të fundit