Flash News

KRYESORE

Nuk pranon uljen e pagës, Partizani torturon sulmuesin në mes të vapës

Nuk pranon uljen e pagës, Partizani torturon sulmuesin në mes të

Që raportet e drejtuesve të Partizanit me sulmuesin Edgar Çani janë në janë në ditët më të këqija tashmë nuk ka asnjë dyshim.

Vendimi i fundit i stafit teknik që lojtari të stërvitët në mënyrë të diferencuar në orën 10:00 në Kompleksin Sportiv në Kamës tregon se krisja e madhe ka ndodhur.

Gjithçka ka nisur në qershor, kur trajneri Skënder Gega e la jashtë listës së grupit të lojtarëve që do luanin në Ligën e Europës, pasi ai nuk pranonte të reduktonte pagën nga 20 mijë euro në muaj në 10 të tilla.

Nëse 29-vjeçari vazhdon të insistojë, atëherë ai do të luajë me Partizanin B që është pjesë e Kategorisë së Dytë [niveli i tretë i futbollit shqiptar].

Të fundit