“Nuk respektoi futbollistët”, Basha akuza Panuçit pas fitores me Andorën

Pa trajnerin Panuçi, Shqipëria arriti një fitore të rëndësishmë përballë Andorës në transfertë, 3:0. Pas ndeshjes, një ndër futbollistët më të mirë të takimit, Migjen Basha u shpreh i lumtur me fitoren, ndërsa nuk la pa ‘thumbuar’ edhe ish-trajnerin Kristian Panuçi.

Pyetur nga ‘Super Sport’ nëse fitoja e sotme ishte një ‘përgjigje’ për italianin, Basha sqaroi: “Këta janë lojtarët, por nuk e ka kuptuar çfarë mendimi ka pasur ai. Negative apo pozitive. Mua më duket negative, dhe pa respekt për lojtarët që janë këtu. Ka disa lojtarë që kemi bërë historinë këtu, por për sa kohë jemi këtu, do mundohemi të ndihmojmë”, përfundoi Basha.

Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e ardhshme më 8 qershor kundër Islandës në Rejkjavik – 3 ditë më pas kundër Moldavisë në ‘Arenën Kombëtare’.