Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Dy ditë më parë aktoriNdriçim Xhepa u ndalua në hyrje të sallës së kinemasë ku do shihte premierën e filmit ‘Delegacioni' në natën e tretë të Tirana International Film Festival.
Sipas informacioneve vajzat që kontollinin biletat nuk e njohën aktorin dhe i kanë kërkuar atij biletën për të hyrë. Kanë qenë organizatorët e festivalit dhe Drejtori i Qendrës për Kinematografinë, ata të cilët kanë ndërhyrë për të zgjidhur keqkuptimin dhe i kanë kërkuar aktorit të futej brenda.
“Nuk hy brenda se nuk kam biletë. E kam parë filmin tre herë, dhe nuk dua ta shoh më. Do rri jashtë të pi një kafe,”- u shpreh Xhepa.
Aktori, i kontaktuar nga "Tirana Post" ka treguar si rrodhi ngjarja.
“Unë kisha marrë disa bileta me thënë të drejtën: për gruan dhe 2 për tim vëlla me të shoqen. Vetë nuk kisha ndër mend të hyja për ta parë filmin sepse e kisha parë tre herë më parë. E kisha parë dhe në Varshavë. Mirëpo kur u afruam tek dera disa vajza të vogla na kërkuan biletën, me të drejtën e tyre. Zakonisht këto festival janë bërë pa bileta fare, por këtë herë meqë bëhej fjalë për një film që vinte nga Festival i Varshavës, kureshtja shtohet.
Pra, kur u afruam te dera, mendova të hyja se mos duhesha për ekspozenë. Se zakonisht del regjisori me disa aktorë ne skenë para shfaqjes, këto vajzat kërkuan biletat dhe u thashë: Po hyj se po bëhet ekspozeja se ka qëlluar të luaj te ky filmi. Dhe ata insistuan dhe nuk janë për t’u keqkuptuar se tani dalin brezat e rinj, nuk është e thënë që t’i njohim të gjithë. As nuk e pretendoj. Ndaj pa të keq dola”-ka treguar aktori për “TiranaPost”.
Në këtë mënyrë ai ka tregaur se nuk i ka mbetur qejfi por që është e bërë e madhe mediatikisht.