Flash News

KRYESORE

Nuk u ngrit për aktorin Joaquin Phoenix, fansat "kryqëzojnë" Beyonce-n: Je arrogante

Sot, Twitter-i ka qenë i mbushur me kritika ndaj Beyonce-s sepse këngëtarja e pop-it, ishte e vetmja që nuk u ngrit në këmbë kur aktori Joaquin Phoenix fitoi çmimin si aktori më i mirë i filmave dramë të "Golden Globes". Aktori 45-vjeçar fitoi çmimin e "Performancës më të Mirë nga një Aktor në një film – Dramë" për rolin e tij në filmin "Joker" i cili ka thyer rekorde shikueshmërie. Beyonce - edhe pse duartrokiti dhe ishte shumë e qeshur në fytyrë - fakti që nuk u çua në këmbë (si gjithë artistët e tjerë) kur u thërrit emri i aktorit, shkaktoi shumë pakënaqësi tek përdoruesit e Twitter, e sidomos fansat e Joaquin.  

Të fundit