Flash News

KRYESORE

Nuk u përfshi në fushatë, Patozi justifikohet: Më dhanë një 'pushkë druri' për të luftuar

Nuk u përfshi në fushatë, Patozi justifikohet: Më dhanë

I ftuar në “Opinion” Astrit Patozi ka treguar arsyet, të cilat e  çuan në mos pjesëmarrje  gjatë fushatës dhe  programeve të mëparshme të PD.

“Unë mund të shkoja ku më caktonte Basha, por  mund të prishja  imazhin viziv. Roli im ka qenë modest. Unë kisha pushkë druri dhe me këtë nuk mund të vrisja armikun”-tha Patozi.

Ai gjithashtu zgjodhi të  mbante një qëndrim neutral për sa i përket pyetjes së gazetarit nëse Berisha ka pasur ‘gisht’ në listat e kandidatëve të Bashës.

“Unë hyj te njerzit që nuk komentoj lëvizjet pas perdes. Ajo që për mua ka vlerë është politika e dukshme. Marr në konsideratë çdo deklaratë të Berishës. Nuk besoj se Berisha ka mbështetutr Bashën , ka  pasur përpjekje për të qenë neutral. Nuk e mbështes në pjesën që  kërkon të bëjë edhe të tjerë përgjegjës për këtë situatë. “

Të fundit