Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Vetëm para pak ditësh, Sara Hoxha solli në jetë djalin e saj të dytë, të cilin e ka quajtur Roman. Të shumtë kanë qenë urimet për djalin e Sarës dhe Ledionit, por ka rënë në sy nga ana e fansave mungesa e urimit të Lorit.
Dhe ajo ka reaguar përmes një postimi në Instagram:
Një mendim i orëve të vona që do të doja ta ndaja! Jo gjithçka që bëj unë ose ju duhet të publikohet në mediat sociale. Vetëm se nuk e postoj nuk do të thotë se nuk e bëj, shikoj, ndjej apo e përjetoj atë. Duke qenë person publik për kaq kohë kam mësuar dhe kuptuar se ata që janë pranë zemrës sime duhet të qëndrojnë larg atyre që nuk janë pranë zemrës sime.
Jemi mësuar të shohim çdo urim për baballarët, nënat, shoqet e ngushta në Instagram saqë kemi filluar të bazojmë dhe të gjykojmë çdo lidhje nga mungesa e këtij urimi online.
Unë kam qenë një nga këta njerëz dhe nëse shqetësohesh nga kjo të lutem bëj një hap dhe vlerëso jetën tënde.
E dua motrën time njësoj edhe pse nuk e uroj në Instagram që lindi Romanin tim të bukur. Iu gjenda pranë duke ia treguar këtë gjë asaj, jo botës.
Gjithashtu e kuptoj që sot do të ishte ditëlindja e babait tim . Ai do të ishte 51 vjeç sot dhe është viti i 11-të që nuk i jap puthjen e ditëlindjes. A do të ndryshonte gjë nëse do të postoja për këtë?
Vetëm perceptimi juaj, jo dhimbja ime! Unë jetoj me kujtimin e tij çdo ditë kështu që mos merrni kohë nga dita juaj për të bërë dikë të ndihet keq! Ju nuk e dini se çfarë po kalon ky person! Mos lejo që media sociale të ngatërrohet me ndjenjat tuaja. Jemi të gjithë njerëz në anën tjetër të ekranit!