Flash News

KRYESORE

Nuk vonoi shumë, Ben Blushi arrin fitoren e parë me ‘Top Channel’ kundër Edi Ramës

Ashtu siç ishte parashikuar, nuk ka vonuar shumë fitorja e parë e Ben Blushit përballë Edi Ramës, si drejtor Ekzekutiv i ‘Top Channel’.

‘TCH’ ishte televizioni i parë që denoncoi planin për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Osum, çka do i jepte fund turizmit në kanionet e kësaj zone, ku banorët kanë varur shpresat e zhvillimit ekonomik.

Mjaftuan vetëm dy ditë me kronika ku denoncohej leja mjedisore e aprovuar nga qeveria e kryeministrit Rama për hidrocentralet në Osum, që projekti të rrëzohej. Kronikat e ‘Top Channel’, të drejtuar nga Ben Blush,i e hutuan shumë shpejtë qeverinë shqiptare, me ministra që nuk arrinin të justifikoheshin, por ua hidhnin fajin kolegëve të tyre.

Në fund, Edi Rama u detyrua të pranojë publikisht se “qeveritë nuk janë të pagabueshme’, shumë gabime të cilat Blushi ia përmendte Ramës çdo ditë në Kuvend, por atëherë dukej i vogël përballë mazhorancës PS-LSI, sot ‘Top Channel’ po i jep mundësinë ta ndryshojë këtë raport në interes të publikut.    

Të fundit