Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Nuk vonoi shumë, gati emërimi i “të përkohshmit” në krye të KLSH; këshilltari i kryeministrit akuzon për gjobvënie institucionin e drejtuar nga Bujar Leskaj
Më 24 shkurt, Politiko.al publikoi një artikull për punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit në denoncimin e shumë shkeljeve në administratën shtetërore dhe përdorimin e këtyre raporteve nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të hapur dosje të bujshme si ajo e rrugës Tiranë-Elbasan.
Por vetëm një ditë pasi 'Politiko' shkruajti për punën e KLSH-së dhe ku kryeministri nuk ka emëruar ende “të përkohshmin e tij”, siç ka vepruar me SHISH dhe Prokurorinë e Përgjithshme, këshilltari i Edi Ramës, Spartak Braho ka publikuar një koment në gazetën “Dita” për këtë çështje.
Braho kërkon një “vetting” të shpejtë ndaj KLSH-së dhe punonjësve të këtij institucioni, për të cilët thotë se akuzohen shpesh herë për gjobvënie.
Gjithsesi, ish-deputeti Braho nuk përmend dhe nuk sqaron përse kryeministri Rama ka vendosur të refuzojë 70% të kërkesave të KLSH-së për shkarkimin dhe kallëzimin e zyrtarëve që kapen në shkelje dhe në vjedhje që kapin shifra miliona euro.
Pjesë nga shkrimi i Spartak Brahos:
Kontrolli i Lartë të Shtetit është një institucion i një rëndësie të veçantë te cilit Kushtetuta e ka përcaktuar si institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar i shtetit.
Ai varet nga parlamenti dhe raporton përpara tij një herë në vit, por punonjësit e tij duhet urgjentisht ti nënshtrohen Vettingut. KLSH e mbuluar gjithmonë nën aureolën e “pavarësisë”, dhe i argumentuar e ndërtuar si element i kontrollit të opozitës ndaj strukturave shtetërore, ka në përbërjen e vet aktualisht, afro 200 punonjës. Pra një armatë të tërë kontrollorësh, që kanë për detyrë mirëmbajtjen e punëve të administratës shtetërore, por dhe mirë-administrimin në përdorimin e mjeteve monetare dhe vlerave financiare.
Është në detyrën e këtij institucioni të kontrollojë, por edhe të denoncojë shkeljet ligjore dhe veprimet korruptive në përdorimin e fondeve publike nga administrata shtetërore.
Por si i ka kryer ky institucion, funksionet e tij?
Mendoj, se jo si duhet. Një nga faktorët kryesorë të dështimit të luftës ndaj korrupsionit në përdorimin e fondeve publike, si dhe dënimit dhe eleminimit të tyre është pikërisht, edhe KLSH-ja. Është fakt, se shumica e denoncimeve të KLSH pranë organeve të drejtësisë, në prokurori më konkretisht, kanë mbetur “stok” edhe si rezultat i investigimit të dobët të shkeljeve korruptive, pa përjashtuar natyrisht, edhe nivelin e dobët të punës zbuluese dhe hetimore të organit të akuzës në mjaft raste.
KLSH është një institucion jetik për rolin monitorues, ndihmës dhe denoncues të shkeljeve në përdorimin e vlerave financiare nga administrata shtetërore, që i paraprinë punës së organeve të drejtësisë. Prandaj të gjithë ata që punojnë aty, nëpunës dhe kontrollorë, që kanë të bëjnë me kontrollin e përdorimit të vlerave monetare e financiare, me paratë e shtetit, duhet të kalojnë urgjentisht në sitën e procesit të vettingut. Kështu ky organ do të çlirohet, edhe nga akuzat e paragjykimet jo të rralla, si organ “gjobvënës”.