Flash News

KRYESORE

Numër rekord të shëruarish në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Numër rekord të shëruarish në Shqipëri gjatë 24

Në 24 orët e fundit janë shëruar 230 pacientë të infektuar nga koronavirusi në vendin tonë, numër rekord ky që nga fillimi i pandemisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi me facebook ku shkruan se:

“Gjatë 24 orëve të fundit, 230 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”

Ndërsa në dy spitalet, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe spitalin “Shfeqet Ndroqi” po marrin shërbime të specializuar disa qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Që prej fillimit të pandemisë, numri i të shëruarve në vendin tonë ka shkuar në 8077.

 

 

Të fundit