Flash News

KRYESORE

Numërohen 1.357 kuti votimi në rang vendi, kryeson PS me 50 %

Numërohen 1.357 kuti votimi në rang vendi, kryeson PS me 50 %

Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në rang vendi, deri në orën 07.00 janë numëruar 1.357 kuti nga 5.362 kuti, ku Partia Socialiste ka marrë 194 647 vota ose 50 % të votave. Partia Demokratike rezulton me 106 008 vota, ose 27 %.

Partia e tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 59 688 vota ose 15 %.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet renditet partia e katërt me 14 973 vota ose 4 %, e ndjekur nga Lista e Barabartë me 1 %, ose 4 027 vota.

Partia Social Demokrate deri tani numëron 274 vota gjithsej.

Të fundit