Flash News

KRYESORE

Numëronte 4 milionë sulme kibernetike, amerikanët mbyllin faqen e internetit

Numëronte 4 milionë sulme kibernetike, amerikanët mbyllin faqen e

Një sërë agjencishë amerikane dhe britanike janë përfshirë në një operacion kundër krimit kibernetik, ku kanë arritur të mbyllin një faqe e cila ishte konsideruar si burimi i 4 milionë sulmeve kibernetike brenda një periudhe të shkurtët kohore.

Uebsajti i quajtur “Webstresser.org”, u identifikua dhe më pas serverat e tij u morën nën kontrollin e agjencive të sigurisë kibernetike amerikane e britanike.

Në Britaninë e Madhe, Holandë dhe vende të tjera, janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa si provë janë sekuestruar dhjetra kompjutera.

Sipas autoriteteve amerikane, faqja përdorej nga shumë kriminelë të internetit për të bërë sulme ndaj bizneseve dhe agjencive qeveritare të ndryshme në mbarë botën.

Hetuesit thonë se grupi i hakerave shiste shërbimin e tyre për 15 dollarë, një shifër kjo që e bënte atë mjaft të përhapur në internet dhe kushdo mund ta blinte për të sulmuar, qoftë faqe të ndryshme interneti

Viktimë e këtyre sulmeve kanë qenë edhe disa banka në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që dëmi i shkaktuar nuk është bërë ende publik.

Të fundit