Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Namir Lapardhaja
Ka një debat shterp këto dy ditë lidhur me numrin e pjesëmarrësve në protestën e opozitës më 13 maj. I pari që sendërtoi një miting “për të ardhur keq” dhe një imazh bulevardi “gjysmë të zbrazur” nuk mund të ishte askush tjetër përpos shefit të qeverisë, Edi Rama, narrativa e të cilit u shpërhap sa hap e mbyll sytë në disa prej mediave servile afër qeverisë, të cilat në vazhdimësi kanë qenë në sintoni të plotë me shijet, midenë, oreksin, por edhe humorin e kryeministrit Rama. Diskutimi mbi shifrën e numrit të pjesëmarrësve në protestën e opozitës është një grackë e mirorganizuar, jo për herë të parë, e propagandës qeveritare për të hequr vëmendjen e publikut nga thelbi i protestës dhe i kërkesave të opozitës.
Profesori i semiotikës në Universitetin e Palermos, Gianfranko Marrone, teksa flet për “Manipulimin e fshehtë” tek “Trupat shoqërore – proceset komunikuese dhe semiotika e tekstit”, mes të tjerave, thotë: “Më tepër se të hamendësohet rreth manipulimit të kryer ose të pësuar nga Opinioni publik, duhet vrarë mendja rreth faktit se ai e bazon vetë ekzistencën e tij mbi një formë pararendëse sendërtimi, mbi shnëdrrimin e entitetit imagjinar në entitet real.” Në këtë kuptim, ky shndërrim i imagjinares në reale, kërkuar dhe përhapur me forcë, në mënyrë permanente dhe me ngulm, nga zyrat e propagandës në Kryeministri është mëse i qartë që bëhet i organizuar dhe i orkestruar.
Nga këndvështrimi i komunikimit politik, vetëlegjitimimi i pushtetit përmes opinionit publik, i cili, sipas Marrones, është “personazh fiktiv, por tepër i vlefshëm”, është e gjithë skena e teatralitetit mbi të cilin ngrihet ky diskurs, që për qëllim ka vetëm “manipulimin e turmave”. Orkestruesit e këtij debati harrojnë qëllimisht një detaj të rëndësishëm: për një parti opozitare si PD-ja, me një histori dhe jetëgjatësi në pluralizmin politik shqiptar, e cila ka treguar që edhe pas një rënie spektakolare si ajo e vitit 2013, edhe përpos hamendësimeve të shumta se tkurrja e saj do ta çonte drejt zhdukjes përfundimtare, ka arritur të rikuperojë elektorat dhe të ringrihet në votë kombëtare në zgjedhjet lokale të vitit 2015, nuk është aspak problem organizimi në mënyrë të shkëlqyer dhe masiv i një proteste, ku dihet mjaft mirë se, përveç Tiranës, në të do të ishin edhe rrethet e tjerë të vendit.
Pavarësisht shifrës në ishin 600 mijë në shesh apo jo, kjo protestë nxorri në pah dy elemente mjaft të rëndësishëm: së pari, shqiptarët në masë të madhe besojnë tek opozita dhe tek PD-ja, duke iu përgjigjur thirrjes së saj, edhe pas 90 ditësh të lodhshme në Çadrën e opozitës, dhe, së dyti, më 13 maj shefi i opozitës, Lulzim Basha, nëpërmjet artikulimit të tij shpalosi platformën e asaj që ai e quan Republikë e Re. Pikërisht mbi këtë të fundit duhet të ishte ngritur i gjithë diskutimi i post protestës së 13 majit.
Cili është koncepti i PD-së dhe i opozitës për Republikën e Re dhe a janë të realizueshme ato që Basha renditi si pika programore të kësaj Republike. Mirëpo, me ato që artikuloi Lulzim Basha nuk u mor kush, sepse, përgjithësisht, në këtë vend nuk merret njeri me idetë, duke u përqendruar vetëm tek aspekti formal dhe viziv i protestës, madje edhe ai i manipuluar, ashtu siç e thamë edhe më sipër.
Pavarsisht numrit të pjesëmarrësve, protesta e opozitës dhe e PD-së, kërkesat e saj, idetë e artikuluara gjatë fjalës së shefit të opozitës, por edhe të pjesëmarrësve të tjerë në protestë, vetë ekzistenca e partive opozitare dhe marrja pjesë e tyre në zgjedhje, më tepër se me vetë ekzistencën e tyre, ka të bëjë me natyrëshmërinë dhe normalitetin e një vendi demokratik që aspiron dhe sheh nga e ardhmja me optikën e Perëndimit dhe jo nën shëmbëlltyrën e diktaturave dhe oligarkive të Lindjes, prej të cilave arritëm të shpëtojmë një herë në vitin ‘90.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38