Flash News

KRYESORE

Numri dy i NATO-s shtyn vizitën në Tiranë, shkak dyshohet protesta e studentëve

Numri dy i NATO-s shtyn vizitën në Tiranë, shkak dyshohet

Zv/Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, ka shtyrë me të paktën 24 orë vizitën e planifikuar për në Tiranë.

Është gazetari shqiptar, Vladimir Lame, që raporton në ‘Twitter’ për këtë vendim. “Numri dy i NATO-s, znj. Rose Gottemoeller shtyn me 24 orë vizitën në Tiranë”, shkruan gazetari.

Ndonëse nuk ka ende një konfirmim gazetar, informacionet që vijnë njoftojnë se shkak për shtyrjen e vizitës së zyrtares së lartë të NATO-s, është bërë protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në kryeqytet.

Gottemoeller kishte planifikuar të takohej me drejtuesit e lartë të qeverisë.

Premtoi dorëheqjen, Rudina Hajdari shpëton mandatin dhe thyen vendimin e grupit të PD

Të fundit