Flash News

KRYESORE

Numri i viktimave nga pandemia i kalon 20 mijë në Spanjë

Numri i viktimave nga pandemia i kalon 20 mijë në Spanjë

Më shumë se 20,000 njerëz kanë humbur betejën me Covid-19 deri tani në Spanjë, sipas të dhënave zyrtare që publikoi të shtunën Ministria e Shëndetësisë.

Në mesin e atyre që kanë vdekur nga coronavirus në 24 orët e fundit ishte një nga mjekët më të shquar të Spanjës, Jesus Vaquero.

Ai ishte drejtues i neurokirurgjisë në Spitalin Puerta del Hierro në Madrid, dhe një nga specialist kryesorë në kirurgji.

Autoritetet spanjolle kanë paralajmëruar se të dhënat mund të luhaten pasi një sistem i ri për llogaritjen e rasteve do të hyjë në veprim , ndërsa testimi në të gjithë vendin është rritur.

Të fundit