Flash News

KRYESORE

"Nuse me të zeza"! Në 'dasmën' e Besa Shahinit

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një ceremoni të vogël dhe miqësore ka celebruar martesën e saj me deputetin e Kosovës Dardan Molliqaj.

Ajo që ka rënë në sy, është veshja e saj me të zeza. Një ditë që në të gjithë botën, simbol për nusen është ngjyra e bardhë.

Besa ka zgjedhur një grim të lehtë dhe një fustan treçereksh, shumë formal për të festuar me miqtë e saj.

Ngjyrën e bardhë, mbase Besa ia la vetëm ditës së nënshkrimit dhe jo asaj të festimit.

Në festën e saj, shihen dhe Gent Cakaj, Elisa Spiropali, Alban Nimani i grupit "Asgjë sikur dielli" e shumë të tjerë.

Të fundit